Forumi i OKB-së fokusohet në pyjet dhe njerëzit

Forumi i Kombeve të Bashkuara për Pyjet (UNFF9) do të nisë zyrtarisht vitin 2011 si Viti Ndërkombëtar i Pyjeve me temën "Festojmë pyjet për njerëzit". Në takimin e saj vjetor të mbajtur në Nju Jork, UNFF9 u fokusua në "Pyjet për njerëzit, mjetet e jetesës dhe çrrënjosjen e varfërisë". Takimet u dhanë mundësinë qeverive të diskutojnë mbi vlerat kulturore dhe sociale të pyjeve, qeverisjen dhe mënyrën se si palët e interesuara mund të bashkëpunojnë. Qeveria e SHBA-së theksoi aktivitetet dhe iniciativat e saj në lidhje me pyjet gjatë takimit dy javor, duke përfshirë organizimin e një eventi anësor të fokusuar në "Gjelbërimi Urban në Amerikë".

Forumi i Kombeve të Bashkuara për Pyjet u krijua në tetor 2000 për të promovuar dhe forcuar angazhimet afatgjata për menaxhimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve. UNFF përbëhet nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e saj të specializuara.